Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Gruaja me djalë e raporton në polici burrin, policia në kërkim të dyshuarit
06.6.2023 - 10:48
Policia e Kosovës ka njoftuar se nënë e djalë kanë raportuar se bashkëshorti, njëkohësisht prindi, ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë më 3 qershor rreth orës 22:15.
Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. I
dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet.