Gruaja e asamblistit punësohet si sekretare në dy shkolla të Drenasit

Gruaja e asamblistit të kuvendit komunal të Drenasit nga radhët e Iniciativës Qytetetare për Drenas Petrit Gashi, është punësuar si sekretare në dy shkolla të kësaj komune.

Jehonë Gashi është përzgjedhur kandidatja më e suksesshme për pozitën sekretar/e në një paralele të ndarë të shkollës fillore “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat dhe në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Llapushnik.

Në bazë të vendimit të publikuar nga Komuna e Drenasit më 18 qershor 20121, Gashi do ta ushtrojë ketë pozitë deri në një “afat të pacaktuar”.

Ndaj këtij konkursi ka reaguar edhe kandidati i nominuar nga dega e PDK-së në Drenas, për kryetar të kësaj Komune, Driton Ajazi.

Punësimin e Jehonë Gashit, Ajazi e ka ndërlidhur me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zhvillimet politike në këtë qytet.

“Sot, qenka nënshkruar e vulosur pazari i radhës në mes kryetarit të komunës Ramiz Lladrovcit dhe “opozitarit” Petrit Gashi, në këtë pazar siç po e shohim është punësuar gruaja e Petrit Gashit”, ka shkruar mes tjerash Ajazi të premten në rrjetin social “Facebook”.

Ajazi ka prentenduar se punësimi i gruas se asamblistit Gashi vije pas miqësisë që ka ky i fundit me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin, pasi që sipas tij, ajo nuk i ka plotësuar kriteret.

KALLXO.com ka kontaktuar me asamblistin Petrit Gashi, i cili deklaroi se konkursi ka qenë i rregulltë dhe transparent. Mirëpo, ai hodhi poshtë prentendimet se për këtë punësim ndikoi afërsia e tij me Lladrovcin.

“Informacioni së gruaja ime është përzgjedhur në mesin e kandidateve është i vërtetë, mirëpo nuk janë të vërteta pretendimet e afërsisë sime më kryetarin Lladrovci siç ka thënë një rival i tij brenda partisë”, ka deklaruar Gashi teksa shtoi se prentendimet e Ajazit kanë të bëjnë me shumë për të goditur njëri tjetrin brenda PDK-së “sesa që ka të bëjë me të vërtetën”.

“Konkursi ka qenë rregullt dhe plotësisht transparent në të cilën ka të drejtën të konkurroj secili qytetar, megjithatë më debatin e brendshëm që ata kanë mes vete unë nuk do të merren”, ka thënë Gashi për KALLXO.com

Për këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me kryetarin Ramiz Lladrovci.

Lladrovci deklaroi se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj afërsie, as ndikimi, e që sipas tij, këto janë pjesë e spekulimeve në prag të fushatës.

“Këtë pretendim e mora vesh nga mediat. Rezultatet e konkursit janë publike dhe kushdo që pretendon se i është bërë ndonjë padrejtësi mund t’i shfrytëzoj të drejtat e përcaktuara me legjislacion në fuqi. Jo vetëm ky konkurs por që nga koha e ardhjes time në krye të Komunës së Drenasit, proceset e punësimit janë zhvilluar në pajtim të plotë me ligjin, në procedura transprente për çka kanë qenë të ftuar për monitorin edhe shoqëria civile dhe ju si medium kritik por objektiv”

“Me rastin në fjalë është marrë Komisioni profesional, kam besim të plotë në punën dhe profesionalizmin e tyre dhe të administratës, e cila ka rezultu me shpalljen e Komunes së Drenasit e para për pëformancë në nivel vendi”, shtoi Lladrovci.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për punësimet brenda Komunës së Drenasit.

Gruaja e asamblistit të PDK-së punësohet mësimdhënëse në komunën e Ramiz Lladrovcit

Familjarët e shefit të kabinetit të Ramiz Lladrovcit mësyjnë pozitat publike