Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Gruaja e asamblistit të PDK-së punësohet mësimdhënëse në komunën e Ramiz Lladrovcit

Gruaja e asamblistit të Asamblesës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Bekim Lestrani, është punësuar së fundmi si mësimdhënëse në një shkollë të kësaj komune.

Valbona Lestrani është përzgjedhur si kandidatja më e suksesshme për poziten e mësimdhënëses të lëndes së Gjuhës Shqipe, në gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”.

Në Komunën e Drenasit mohojnë pretendimet se në punësimin e saj ka ndikuar bashkëshorti.

“Komisionet e rekrutimit janë të pavarura, të pandikuara dhe profesionale”, thuhet në përgjigjen elektronike të tyre.

Sipas tyre, e pranuara ka plotësuar kriteret e këtij vendi të punës.

“Konkursi për mësimdhënës të Gjuhës shqipe ka qenë publik të cilin mund ta gjeni edhe në web faqen e Komunës dhe kanë pasur të drejtë aplikimi të gjithë ata që i kanë plotësuar kriteret sipas konkursit”, thuhet më tej në përgjigjen e Komunës së Drenasit.

Në anën tjetër, asamblisti Bekim Lestrani në një përgjigje për KALLXO.com mohon të ketë ndikuar në punësimin e gruas së tij.

“Jo, jo absolut nuk kam ndiku unë. Janë rregullat e ligjit që i rregullojnë këto”, tha ai.

“I ka plotësu krejt kriteret”, shton ai.

Komuna e Drenasit ka hapur konkursin me 18 tetor për një mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës shqipe, me afat të pacaktuar.

Kandidatja e sukseshme ishte shpallur me 15 nëntor.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për punësimet e familjarëve të personave me pozita në Komunën e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci.

Familjarët e shefit të kabinetit të Ramiz Lladrovcit mësyjnë pozitat publike

www.kallxo.com