Ilustrim - Policia në aksion

Graçanicë – Dëgjoi krismën e armës, djali gjeti babanë e vdekur në dhomën e tij

 

Një person raportohet se ka vdekur mbrëmë rreth orës 18:05 në Graçanicë.

Policia ka bërë të ditur se djali i të ndjerit e ka raportuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babanë e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit”, ka bërë të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.