Ilustrim

Grabitje e armatosur në Prishtinë, policia nis hetimet

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, të mërkurën.

Sipas Policisë, dy persona gjersa ishin në vendin e tyre të punës, tre të dyshuar deri më tani të panjohur, dy prej tyre të armatosur me armë të gjata kanë grabitur një sasi parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.