Grabitje e armatosur në një lokal në Prishtinë

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur para pak minutave në një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Cak i grabitësve ka qenë një biznes ku kryhen pagesat.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes.