Sulm/ Ilustrim

Grabitet dhe sulmohet gruaja në Fushë Kosovë

Një grua është sulmuar fizikisht nga dy burra derisa po kthehej në banesën e saj.

Policia ka njoftuar se dy persona i kanë grabitur çantën e krahut në të cilën kishte 250 euro para të gatshme, një zingjir dhe një unazë të arit

Rasti ka ndodhur në në Fushë Kosovë të enjtën rreth orës 22:40.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.