Ilustrim

Goditet për vdekje një këmbësor në Sllatinë

Një këmbësor ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Këmbësori dyshohet se është goditur nga një makinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:35.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.