Goditet me vezë vetura e Lulzim Bashës (VIDEO)

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë protestuar sot kundër Luzim Bashën dhe e kanë goditur me vezë veturën e tij.

Basha ka qenë duke shkuar në një takim me gratë demokrate, por të rinjtë i kanë dalë para dhe i kanë bllokuar rrugën, raporton TV Klan.

Ata kanë bërë thirrje “ik, ik”, dhe janë përplasur me shoqëruesit e tij. Por edhe pse të rinjtë që e sulmuan ishin të shumtë në numër, sërish Basha ka arritur që të futet në takim dhe ka biseduar me gratë demokrate.

Videon e këtij momenti mund ta shihni KËTU.