Foto: Facebook, Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasada amerikane: Vendimi i Lulzim Bashës meriton respekt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Ambasada tha se ky vendim meriton respekt.

“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë”, shkruan Ambasada.

Ndër të tjera, Ambasada shpreson që ky vendim do të përcaktojë rrugën që PD të ecë përpara drejt të ardhmes.

“Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë”, thuhet më tutje ne reagim.