Gjykata Supreme thotë se Trump ka imunitet për veprimet zyrtare, jo për ato private

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të hënën se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nuk mund të ndiqet penalisht për veprime zyrtare që i kanë ndërmarrë gjatë kohës në detyrë.

Në një vendim të ndarë 6-3, gjykata vendosi që, derisa ish-presidentët gëzojnë imunitet për veprimet që i ndërmarrin brenda autoritetit të tyre kushtetues, ata nuk gëzojnë imunitet për veprimet që e ndërmarra në kapacitet privat.

Kjo është hera e parë që Gjykata Supreme e SHBA-së deklaron se ish-presidentët mund të mbrohen nga akuzat penale në çdo instancë.

Gjashtë gjykatësit konservatorë të Supremes votuan njerëzi, ndërsa tre gjykatësit liberalë kundërshtuan.

Ky vendim u mor nga Supremja pas ankesës së Trumpit ndaj vendimit të gjykatës së një instance më të ulët, e cila e kishte hedhur poshtë pretendimin e tij për imunitet.

Trumpi është kandidati republikan që po e sfidon presidentin demokrat, Joe Biden, për zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

Vendimi i sotëm i Supremes i zvogëlon gjithashtu gjasat që Trumpi të përballet para zgjedhjeve me gjyqin për akuzat se kishte komplotuar që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trump kishte argumentuar se ishte imun ndaj ndjekjes penale, sepse shërbente si president kur i bëri veprimet për të cilat akuzohet sot./REL