Gjykata Speciale mban seancën e radhës statutore ndaj ish krerëve të UÇK-së

Sot më 24 mars do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është konfirmuar edhe në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 11:00.

Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Raportimet e KALLXO.com – LINK