Gjykata Speciale arreston Salih Mustafën

Gjykata Speciale ka njoftuar se sot është arrestuar Salih Mustafa pasi i është konfirmuar aktakuza.

Ky është personi i parë i arrestuar prej kur u formua Gjyakta Speciale në vitin 2015.

Lajmin e bëri vetë zëdhnësi i kësaj gjykate, Christopher Bennett.

Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Mustafa dërgohet në objektin e paraburgimit në Hagë të Holandës.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në deklaratë.

Gjykata ka dhënë edhe shpjegimet për arrestimin ndërsa tha se informatat e tjera do t’i japin me kohë.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në fund të njoftimit.

Ish-eprori i Zonës së Llapit ftohet nga Gjykata Speciale

www.kallxo.com