Objekti ku do të vendoset Gjykata Speciale | Foto: Wikimedia

Ish-eprori i Zonës së Llapit ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale sot ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe i ftuar është Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në Facebook.

Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.