Gjykata merr vendim për tre serbët e dyshuar për masakra e krime lufte në Vushtrri
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën prej një muaj paraburgim për tre të dyshuarit, Dragan Milloviq, Illija Elezoviq dhe Zoran Kostiq, që janë arrestuar të mërkurën nën dyshimet për krime lufte në zonën e Vushtrrisë gajtë viti 1999..
Seanca dëgjimore u mbajt sot para Departamentit Special të Gjykatës së Prishtinës pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë.
Kërkesën për caktimin e masës së sigurisë e ka përpiluar Prokurorja Speciale Florije Shamolli, ndërsa vendimin për paraburgim e ka marrë gjyqtari Vesel Ismaili.
KALLXO.com ka siguruar dosjen ekskluzive të Prokurorisë Speciale, përmes së cilës ka kërkuar paraburgimin e të lartcekurve.
Në dosje thuhet se në mars të vitit 1999, një grup i policëve paramilitar serbë ishin vendosur në fshatin Reznik të Vushtrrisë.
Sipas dosjes, i dyshuari Zoran Kostiq ka qenë komandant i këtij grupi paramilitar dhe i njëjti ka udhëhequr çdo veprim të tyre.
Një ndër këto veprime, sipas dosjes ishte edhe masakra në familjen Ujkani të cilën sipas dosjes e kishte udhëhequr i dyshuari Kostiq.
Dosja thotë se pas ekzekutimit të viktimave të kësaj masakre ishin djegur shtëpitë dhe trupat e viktimave nëpër shtëpitë e tyre në fshatin Reznik.
Ekskluzive: Dosja ekskluzive e tre të arrestuarve për krime lufte në zonën e Vushtrrisë