Gjykata Themelore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Gjykata e Prishtinës rinis punën me kapacitet të plotë

Gjykata në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar punën me kapacitete të plota, pas pezullimit të mbajtjes së seancave gjyqësore.

“Trupa Menaxhuese e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur për tërheqjen e masës së pezullimit të mbajtjes së seancave gjyqësore.Më këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë ka filluar aktivitetin e saj me kapacitet të plotë duke përfshirë edhe caktimin dhe mbajtjen e seancave”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje thuhet se gjatë mbajtjes së seancave do të vihet parasysh numri i pjesmarrësve në senaca, ku pjesmarrësit do të kenë mundësi të mbajnë distancën fizike dhe masat e tjera të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjithashtu, palët të cilët do të hynë në gjykatë janë të obliguar që të përdorin maska.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar punën për shkak të përhajpjes së coronavirusit në vend.