Millo Gjukanoviq - Foto: REL

Gjukanoviq uron Millatoviqin: Mali i Zi ka zgjedhur, unë e respektoj këtë zgjedhje

Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e ka uruar kundërshtarin e tij, fitoren Jakov Millatoviq, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, rreth i dytë i të cilave u mbajt sot.

Siç njofton vijesti.me, kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Mali i Zi ka zgjedhur dhe se e respekton këtë zgjedhje.

“Zgjedhjet kanë përfunduar. Mali i Zi ka zgjedhur. Unë e respektoj këtë zgjedhje. Përgëzoj Jakov Millatoviqin. Uroj të jetë president i suksesshëm. Nëse ai është i suksesshëm, kjo do të thotë se Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm” – ka thënë Gjukanoviq.

Sipas rezultateve ende jopërfundimtare, Millatoviq ka fituar rreth 59 për qind të votave, ndërsa Gjukanoviq rreth 41 për qind.

Në Mal të Zi sot është mbajtur rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në zgjedhje kanë marrë pjesë 69.33 për qind e votuesve të regjistruar.