Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjuan me pushkë në afërsi të KEK-ut, arrestohet nga Policia

Gjatë ditës së djeshme një person është arrestuar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë gjuetie në zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se pushka e gjuetisë e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie, disa fishekë dhe një gëzhojë”, ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Fshatin Dardhishtë, rreth orës 15:30.

Sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.