Foto: Ilustrim

Gjuajti me armë zjarri nga vetura e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij nga dritarja e veturës ka gjuajtur me armë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ker Sadriu” në Pejë.

Njësiti policor ka arritur ta ndalojë veturën dhe nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me gas të kalibrit 9 mm dhe një karikator të zbrazët si dhe ne vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Policia, rastin e ka iniciuar “armëmbajtje pa leje”.