Ilustrim

Gjobitet për mungesë të maskës, kërcënon zyrtarët policorë

 

Gjersa Policia e Kosovës po bënte kontrolle për respektim të masave anti- covid, ka ndaluar një qytetarë për mos respektim të masave, për arsye se  personi i ndaluar nuk posedonte maskë.

Më këtë rast policia ka filluar të shqiptoj gjobë ndërsa qytetari në shenjë revolte ka kërcënuar dhe fyer zyrtarët policorë

Sipas raportit policor, te 24 orëve të fundit rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’ në Komunën e Podujevës.

Personi i ndaluar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistës më urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rekord i gjobave anti-COVID