Gjilan, testohen 67 mostra, rezultatet nesër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se sot në këtë qytet janë marrë 67 mostra për COVID-19, por rezultatet do të dalin gjatë ditës së nesërme.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për #Covid19, do të dalin nesër”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Sipas tij, nuk ka nevojë për shqetësim dhe se janë duke i monitoruar rastet e fundit pozitive në qytetin e Gjilanit.

“Nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta”, ka shkruar Haziri.

IKSHPK ka njoftuar se sot nga 255 mostra të marra sot, 8 prej tyre kanë dal pozitivë.

Testohen 255 mostra, këto janë rezultatet e testeve për COVID-19