Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjilan, një grua raporton se u ngacmua seksualisht nga taksisti

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist.

Sipas Policisë, i dyshuari e kishte dërguar viktimën në një vend të panjohur.

”Viktima ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtuesin e dyshuar mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht”- thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.