Foto: Ilustrim

Gjilan, ndalohet personi që ishte në kërkim për lëndim të rëndë trupor

Prokuroria e Gjilanit ka ndaluar të dyshuarin R.H. për 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

I dyshuari, sipas Prokurorisë, ka qenë në arrati që nga data 22 korrik 2021.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari R.H. në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh. (i cili për këtë rast është ndaluar më 24 korrik 2021) më 22 korrik 2021 në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B. në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

Për shkak të lëndimeve viktima është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.