Gjilan, gjendet e vdekur një 42-vjeçare, dyshohet se kreu vetëvrasje

Te penda e liqenit në fshatin Livoç të Gjilanit një 42-vjeçare është gjetur e vdekur. Policia po dyshon se viktima ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas tij, stacioni policor në Gjilan rreth orës 14:50 ka pranuar informacion në lidhje me dyshimin se një person kishte bërë vetëvrasje duke u hedhur ne pendën e fshatit Livoç.

“Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima femër viti i lindjes 1982 është pa shenja jete”- ka thënë ai.

Tutje Osmani ka thënë se njësitë policore relevante janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit i cili ka prezantuar në vendin e ngjarjes.

Rasti nga prokurori i shtetit është cilësuar – vdekje e dyshimtë’.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.