Pamje nga vendi i aksidentit - Foto: KALLXO.com

Gjilan, aksident mes një veture dhe një motoçiklete, goditet një këmbësor

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në lagjen “Dardania 2” në Gjilan.

Sipas një qytetari dyshohet se pas përplasjes me një veturë motoçikleta ka goditur një këmbësor.

Policia dhe autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com është në pritje të një përgjigje nga Policia e Gjilanit rreth këtij aksidenti.