Portofoli i dorëzuar në stacionin policor në Viti nga një qytetar. Foto: Polcia e Kosovës

Gjeti kuletën me mbi 300 euro dhe e dorëzon në Polici

Një qytetar nga Vitia ka gjetur sot një kuletë me mbi 300 euro në rrugë dhe të njëjtën e ka marrë dhe dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Përveç parave, në kuletë kishte edhe dokumente të ndryshme.

Pas kësaj, Policia në Viti përmes rrugëve operative ka gjetur personin të citit i kishte humbur kuleta dhe të njëjtit ia ka kthyer atë së bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të.

“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare” – u tha në njoftim.

Tutje u bë apel tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.