Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë inaugurimit të memorialit për 12 viktimat e sulmit të vitit të kaluar - Foto: REL/Reuters

Tablodiet ia 'llogarisin dëmet' që Kina duhet t`ia paguaj Gjermanisë për shkak të coronavirusit

Gjermania i bashkohet Britanisë së Madhe, Francës dhe ShBA duke e sulmuar Kinën pasi që Berlini zyrtar i kërkoi përgjegjësi Pekinit në lidhje me pandeminë globale. Disa media shkruajnë se Kina duhet t`ia paguajë Gjermanisë një faturë prej 149 miliardë euro për shkak të dëmeve nga coronavorusi, shkruan sot e përditshmja britanike, Daily Express.

Ky reagim i Gjermanisë provokoi një zemërim të madh te Kina pasi gazeta prestigjioze gjermane, Bild, e kishte përllogaritur një faturë prej 149 miliardë eurosh ku thuhej se Pekini “i detyrohej” Berlinit pas ndikimit të pandemisë koronavirus e ku thuhej se origjina e saj vinte pikërisht nga shteti i Kinës.

Sulmet e fundit në drejtim të Kinës po bëhen mes gjetjeve se Pekini me gjasë po e fsheh burimin e vërtetë të krizës, megjithëse burimi i epidemisë mbetet akoma një mister.

Të shtunën, Donald Trump e paralajmëroi Kinën se do të përballej me pasoja nëse ajo “me vetëdije të saj” ia ka ndërsyer botës pandeminë Covid-19.

Në një konferencë për media, Presidenti Trump deklaroi se “ky virus do të kishte mundur të ndalohej para se të fillohej dhe nuk u bë një gjë e tillë, andaj krejt bota po vuan për shkak të kësaj”.

Tutje ai shtoi se “nëse një gjë e tillë është bërë gabimisht, atëherë gabimi është gabim. Por nëse ata e kanë bërë një gjë të tillë me vetëdije të plotë, atëherë do të duhej të ketë pasoja”.

Presidenti Trump dhe zyrtarët e tij të lartë amerikanë në mënyrë të vazhdueshme e kanë akuzuar Kinën për mungesë transparence në lidhje me coronavirusin.

Javën që lëmë pas, qyteti i Wuhan, aty ku edhe shpërtheu epidemia, e rishikoi numrin e vdekjeve duke rezultuar me një rritje befasuese prej 50% të vdekjeve.

Edhe Britania e Madhe në ndërkohë i është bashkuar inteligjencës amerikane në hetimet të cilat thonë se origjina e virusit ka qenë qyteti një laborator virusesh në Wuhan e jo një treg ku shitet mishi në këtë qytet.

Lista e dëmeve në faturën e përllogaritur nga mediat – drejtuar Kinës përfshin një shumë prej 27 miliardë eurosh si humbje nga të ardhurat nga turizmi, më shumë se 7.2 miliardë eurosh për industrinë filmike gjermane, nga një milion euro për orë për aviacionin gjerman Lufthansa dhe një shumë prej 50 miliardë eurosh për bizneset e vogla gjermane.

Reagimi i Kinës ishte se ‘kjo faturë’ –  ‘nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin’.

Kryeredaktori i gazetës Bild, Julian Reichelt, e kundërshtoi këtë kritikë duke thënë: “Ne i shtruam ca pyetje gazetës sonë Bild nëse Kina duhet të paguajë për dëmin masiv ekonomik që coronavirusi po i shkakton në të gjithë botën.

“Xi Jinping, qeveria juaj dhe shkencëtarët tuaj duhej ta dinin shumë kohë më parë se coronavirusi është shumë infektues, por, sidoqoftë, ju e latë botën në terr informativ në lidhje me këtë”.

“Ekspertët tuaj më të mirë nuk u përgjigjën kur studiuesit perëndimorë kërkuan të dinin se çfarë po ndodhte në Wuhan. Ju ishit shumë krenar dhe tepër nacionalist për ta thënë të vërtetën, për të cilën mendonit se ishte një turp kombëtar”.