Vuhan, Kinë

1,290 vdekje 'të reja' në qytetin kinez Vuhan pas rishikimit të raportimeve

Numri i vdekjeve nga koronavirsui në Wuhan pas rishikimit të raportimeve të atjeshme ka shkuar në 1290 gjatë ditës së djeshme, raporton sot kanali televiziv britanik Sky News. 

Bazuar në shifrat e fundit, në total 3,869 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në këtë qytet kinez – dikur epiqendra e pandemisë së koronavirusit.  

Më herët gjatë këtij muaji, Wuhan kishte hequr bllokadën e cila e kishte mbajtur qytetin 11 milionë banorësh nën masa drastike kufizimesh në mënyrë që të parandalohet dhe mirëmbahet ky virus. 

Megjithatë, sipas të dhënava nga Johns Hopkins University, më shumë se dy milionë raste të sëmundjeve janë raportuar tashmë në krejt botën  dhe me dhjetëra vende janë në bllokada, ndërkohë që më shumë se 137,000 njerëz kanë vdekur. 

Numri i vdekjeve pas raportimeve të rishikuara në Wuhan prej 3,869 sosh është më i madhi në Kinë. Numri i rasteve totale në këtë qytet u rrit gjithashtu nga 325 në një total prej 50.333 sosh, duke përbërë rreth dy të tretat e numrit total prej gjithsej 82,367 rasteve të raportuara në Kinë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, citon një prej zyrtarëve nga qendra për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë në Wuhan i cili thotë se gjatë fazave të hershme të shpërthimit, për shkak të pamjaftueshmërisë së aftësive të pranimit dhe trajtimit, disa institucione mjekësore nuk arritën të lidhen me parandalimin e sëmundjes dhe sistemin e kontrollit në kohë, ndërsa spitalet ishin të mbingarkuara dhe mjekët ishin të mbingarkuar me pacientë. Andaj, sipas këtij zyrtari, si rezultat i raportimeve të vonuara, të humbura dhe të gabuara, ka ndodhur një rritje e tillë. 

Kina në vazhdimësi ka mohuar fuqishëm pohimet se ka vonuar raportimet në lidhje me pandeminë e koronavirusit në Wuhan në fund të vitit të klauar si dhe nuk i ka raportuar të gjitha rastet duke e përkeqësuar në këtë mënyrë ndikimin e kësaj pandemie në SHBA dhe vendet tjera. 

Partia udhëheqëse Komuniste e kishte shpallur fitoren ndaj koronavirusit në marsin e hershëm të këtij viti dhe kishte filluar rihapjen e fabrikave dhe zyrave ndërkohë që SHBA dhe Evropa kishin filluar ti shtrëngojnë masat e tyre për të parandaluar dhe kontrolluar pandeminë.