Gjergj Dedaj para kompjuteri Foto: Facebook
Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është kontaktuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.
Sipas Dedajt, kontakti u bë përmes telefonit, të premten në orët e vona.
“Qëllimi i kësaj thirrje, sipas tyre ishte të më njoftojnë me caktimin e prokurorit të rastit, siç më njoftuan, pa më specifikuar se për çfarë rasti bëhet fjalë”, tha ai.
Sipas Dedajt, Prokurori e kishte pyetur se a kishte ndonjë kërcënim apo shqetësim.
“I vura në dijeni se shqetësim i yni më i madh, tash e 22 vite, është edhe moszbardhja e krimit serb mbi dhjetëra antarë të familjes sime, si dhe mos zbardhja e masakrës së Mejës së Gjakovës”, shkroi ai.
Ai ka thënë se është I gatshëm t’i përgjigjet ftesave të Speciales “për të dëshmuar luftën e drejtë të UÇK-së”.
Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit. Specialja ka ngritur edhe aktakuza të tjera kundrejt ish-ushtarëve të UÇK-së nën dyshimet për krime lufte.
Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi e të tjerët aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit