Foto: Facebook/BBC

Gjendet trupi i shkencëtares britanike e cila u zhduk gjatë vrapimit në Greqi

Trupi i shkencëtares britanike, Natalie Christopher është gjetur në Greqi pasi ajo u zhduk ndërsa kishte dalë për vrap të hënën, raporton CNN.

Trupi i saj u gjet në një luginë përafërsisht 20 metra të thellë, në një zonë malore afër Kerame St. Kirikos në Ikaria, ka njoftuar Policia kombëtare greke.

Një kërkim i madh ajri, tokësor dhe deti ishte duke u zhvilluar në ishullin piktoresk për turisten britanike.

Christopher, një astrofizikologe 35-vjeçar, ishte duke vizituar ishullin me partnerin e saj nga shtëpia e tyre në Qipro, por nuk ishte në vendin ku po rrinin kur partneri i saj u zgjua të hënën në mëngjes, tha një mik i ngushtë i Christopher për CNN.

Partneri i Christopher e kishte thirrur në telefon dhe ajo i kishte thënë se ka dalë për vrapim, por kur ajo nuk ishte kthyer pas disa orësh dhe nuk ishte përgjigjur më në telefonin e saj, partneri i saj njoftoi se ajo kishte humbur.

Përgatiti: Dorentina Kastrati