Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra nga Ura e Fshajt

Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit, i cili disa ditë më parë kishte rënë nga Ura e Fshajt. Lajmin e ka bërë publik, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka falënderuar të gjitha ekipet që kanë marrë pjesë në kërkimin e trupit.

“Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq. Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim-shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre. Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi! Në vend të ngjarjes janë edhe ekipet e  Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj po ashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin!”, ka shkruar Latifi.

KALLXO.com ka raportuar më 25 janar se një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajt.

Dyshohet se një person është hedhur nga Ura e Fshajtë, në veturë ka lënë një letër

FSK demanton Policinë: Kërkimet për personin që dyshohet se ra nga Ura e Fshajt nuk janë ndërprerë