Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet pa shenja jete një person në Drenas

Një person është gjetur pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit, mbrëmë (16.06.2024) rreth orës 21:00-22:00.

Sipas Policisë, vdekjen e pesonit e ka konstatuar mjeku.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”- thuhet në raportin policor.

Policia thekson se po e heton vdekjen.