Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjendet një person pa shenja jete afër një shtëpie të pabanuar në Lipjan

Mbrëmë para mesnatës në Lipjan është gjetur një burrë pa shenja jete.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është gjetur në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”-thuhet në raportin policor.

Policia gjithashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor.