Gjendet një grua pa shenja jete në Prishtinë

Një grua pa shenja jete është gjetur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja në banesën e saj.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Tutje është theksuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti është cilësuar si hetim mbi vdekjen dhe Policia është duke e hetuar.