Gjendet i vdekur një person në një mobileri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një trup i pajetë është gjetur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në një mobileri.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit viktima është i moshës 64-vjeçare dhe se trupi i tij me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Sot ne ora 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek një mobileri është një rast. Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar. Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Veseli.

Tutje është njoftuar se rasti është duke u hetuar.