Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Mëngjesin e sotëm është gjetur një person i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Viktima është i moshës rreth 50 vjeçare.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse policore  dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Sipas tij rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.