Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Kamenicë, dyshohet për vetëvrasje

Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje paraditen e sotme në fshatin Roganë të Kamenicës.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për KALLXO.com se nga hetimet e para dyshohet se një person ka bërë vetëvrasje.

“Mund të konfirmoj se në orët e hershme kemi pranuar një informacion se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Roganë të Kamenicës”,ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Ai tutje ka shtuar se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Prokurori ka udhëzuar që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion”, ka thënë Hashani.