Gjendet i vdekur një  person në Gllaviqicë të Pejës

Sot, në Gllaviqicë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi, Ersan Qavolli nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Po, për momentin jam në vendngjarje ku është gjetur një trup i pajetë, i kemi njoftuar edhe mjekësinë ligjore ku edhe kemi lëshuar një urdhër për autopsi” – ka thënë Qavolli.

Sipas tij, rasti po konsiderohet si ‘vrasje e dyshimtë’.