Foto: KALLXO.com

Gjenden dy granata dorë në një mal në Ferizaj

Dy mjete shpërthyese janë gjetur në malin e fshatit Dremjak në Ferizaj nga një qytetar, të dielën rreth orës 17:20.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se dy mjetet shpërthyese kanë qenë granata dore.

Tutje është thënë se njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet për deminimin të misionit të NATO-s në Kosovës, KFOR dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Këta të fundit i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi.