Ilustrim - granata dore - Foto: KALLXO.com

Gjenden dy granata dore në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve në një objekt të braktisur në Graçanicë, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore).

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 10.06.2024 rreth orës 15:38.

Në raportin policor thuhet se mjetet e dyshuara  janë tërhequr nga njësitet e FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të sigurtë.