Gjatë muajit shkurt kosovarët depozituan rreth 79 milionë euro në banka

78.7 milionë euro është vlera e parave që janë depozituar në bankat në Kosovë vetëm gjatë muajit shkurt 2024.

“Depozitat e klientëve në shkurt 2024 kanë arritur vlerën prej 6.0 miliardë euro, duke shënuar rritje për 12.3 milionë euro, ose 0.2% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro). Vlera e depozitave të reja në muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro”, njofton Banka Qendrore e Kosovës.

BQK ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt, nëpër banka është 4.95 miliardë euro.

Në krahasim me muajin janar 2024, kjo ka shënuar një rritje prej 60.40 milionë euro.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2023, vlera e kredive bruto, sipas BQK-së, ka qenë 4.91 miliardë euro.