Moti- Diell- vranesira

Gjatë javës pritet të ketë reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë pesë ditëve të ardhshme, nga 8 deri më 12 gusht do të jetë i ndryshëm.

Sipas IHK, gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku sot, ditë e hënë parashihet mot me diell dhe vranësira ndërsa gjatë ditëve tjera parashihen edhe reshje shiu.

“Dita e hënë parashihet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë ditëve tjera parashihen edhe kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s” – thuhet në njoftimin e IHK.