Foto: Ilustrim

Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në Poklek të Drenasit

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Komoran Drenas, saktësisht në fshatin Poklek.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete në lëvizje.

“Rreth orës 15:40 në rrugën Komoran –Drenas, saktësisht në fshatin Poklek ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar 6 persona”, ka thënë Ahmeti.