Sulm/ Ilustrim

Gjakovë, ndalohet personi i dyshuar se ofroi para për shërbime seksuale

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një personi pasi i dyshohet se i ka ofruar para një gruaje për shërbime seksuale.

Sipas raportit 24 orësh, viktima ka pasur shtetësi të huaj dhe e njëjta është depërtuar në vendin prej nga vjen.

“Me datën 03.09.2019 është arrestuar një i dyshuar mashkull/K-Shqiptar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë seksualisht viktimën grua shqiptare – shtetase e huaj, duke i ofruar para. Lidhur me rastin janë marrë njësitet relevante. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Pasi që viktima nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për qëndrim brenda territorit të Republikës së Kosovës e njëjta është deportuar për në vendin e origjinës”, thuhet në njoftim.