Shirit i Policisë - Foto: REL

Gjakovë: Kanos inspektorët e ndërtimit dhe heq shiritat në punishte

Në Gjakovë një burrë ka kanosur inspektorët e ndërtimit të Komunës së Gjakovës.

Personi i dyshuar gjithashtu ka hequr shiritat, të cilët me datë 29.11.2019 i kishin  ndërprerë punimet në objektin të cilin ishte duke e ndërtuar pa leje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje në ora 10:15.