Ilustrim

Gjakovë: Gruaja raporton se u keqtrajtua nga burri

Një grua nga Gjakova po pretendon se është keqtrajtuar mbrëmë nga bashkëshorti i saj.

Ajo gjatë ditës së sotme rastin e ka lajmëruar në Policinë e Rajonit të Gjakovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, i cili ka konfirmuar se rasti sipas ankuesës ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

Gjithashtu gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa ka refuzuar të strehohet në shtëpi të sigurt dhe me dëshirën e saj e njëjta është dërguar te prindërit.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje.

Pasi që rasti është raportuar gjatë ditës së sotme, i dyshuari është arrestuar ndërsa është në ndalim policor deri në vendimin e prokurorit të shtetit.