Ilustrim

Gjakovë - Djali ushtron dhunë ndaj nënës, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Siç ka njoftuar Polica në raportin 24 orësh, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mihajl Grameno” në Gjakovë.

“Është  arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj  nënës së tij”, njofton Policia.

“Viktima është strehuar në shtëpinë e sigurt pasi që ka deklaruar se nuk ndjehet e sigurtë të qëndrojë në shtëpi. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, bën të ditur Policia.