Gjakovë, burri dyshohet se rrahu gruan

Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasojë e rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me dëshirë së bashku me foshnjën e saj kanë shkuar te prindërit e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.