Gjakovë - Arrestohet për premtim të rrejshëm për martesë

Policia e Kosovës  më 11 janar e ka arrestuar një person në fshatin Brekoc, në Gjakovë nën dyshimet se i njëjti e ka shfrytëzuar seksualisht viktimën vajzë kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.