Ilustrim

Gjakovë, arrestohen pesë persona për shprëndarje të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në fshatrat Bec dhe Brovinë të Gjakovës si dhe në Gjakovë.

Sipas Policisë, arrestimi është bërë nga Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Mitrovicë të Jugut në asistencë të Njësisë Speciale Operative dhe K-9 (njësia e qenve), të cilët i kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.

“Të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9128.86 gram ,140 fara të dyshuara për mbjellje të narkotikëve,28 bimë narkotike kanabis me gjatësi 110-223 cm,4 peshore për matje ,folje për mbështjellje të narkotikeve 11 fishekë të cal, të ndryshme ,4 vetuar ,4 telefona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.